Jose Mourinho dëshiron postin e trajnerit te Manchester Unitedi, raporton ESPN. Portugezi të enjten u shkarkua nga posti i trajnerit te Chelsea pas rezultateve negative në Premier Ligë ndërsa përfaqësuesit e tij raportohet se kanë kontaktuar me “Djajtë e Kuq”. United thuhet se nuk janë të kënaqur me Louis van Gaalin pasi nuk ka siguruar asnjë fitore në pesë ndeshjet e fundit.
Kontrata e Van Gaalit skadon në verën e vitit 2017, por United tashmë kanë kontaktuar përfaqësuesit e Pep Guardiolas, mirëpo Mourinho mund të jetë alternativë nëse dështon emërimi i trajnerit spanjoll. ESPN raporton se në adresë të Mourinhos kanë ardhur oferta konkrete për sezonin e ardhshëm dhe agjenti i tij, Jorge Mendes është duke punuar në këtë drejtim.