Opozita e bashkuar do të vazhdojë me manifestim në Prizren, ku do të kundërshtohet marrëveshjet për Demarkacionin me Malin e Zi dhe për Asociacionin e Komunave Serbe e nënshkruar me Serbinë. Më 12 dhjetor në Gjilan, kreu i LVV-së, Visar Ymeri pati thirrur masën që të vinë më pas në Prishtinë, kurse pas manifestimit në Pejë të mbajtur të më 16 dhjetor u paralajmërua manifestimi qendror në Prishtinë që do të mbahet më 9 janar 2016.