Me përfundimin e ndeshjes Suedi-Ukrainë, janë përcaktuar edhe skuadrat që kanë fituar një biletë për të vazhduar në fazën e çerekfinaleve të “Euro2020”-s.
Franca, kampione bote, që konsiderohej si favorite për të fituar trofeun “Henri Delaunay” më 11 korrik në “Wembley”, u eliminua. Gjithashtu, edhe Portugalia, kampione e Europës në fuqi, i dha lamtumirën “Euro2020”-tës.
Ja se si do të vazhdojë rrugëtimi i mëtejshëm i skuadrave, që do të përballen midis tyre në çerekfinale të “Euro2020”-s:
Më 2 korrik, në orën 18:00, në “Gazprom Arena” të St.Peterburgut, Zvicra do të përballet me Spanjën. Po këtë ditë, në orën 21:00 në “Allianz Arena” të Mynihut, Belgjika do të ndeshet me Italinë.
Më 3 korrik, në orën 18:00, në Baku të Azerbajxhanit, Republika Çeke do të ndeshjet me Danimarkën, ndërsa në orën 21:00, po të së shtunës, Anglia do të përballet me Ukrainën në stadiumin “Olimpico” të Romës.
g.kosovari