Një studim ka identifikuar gjuhët ku idiomat që shprehin stereotipet gjinore. Vendi i parë për gjuhën më seksiste shkon për gjuhën daneze, e ndjekur nga gjermanishtja dhe norvegjishtja. Pastaj vjen rumanishtja, anglishtja dhe hebraishtja, ndërsa italishtja vjen në vendin e trembëdhjetë, pak përpara finlandezes, frëngjishtes dhe koreanes.
Në fund të renditjes është turqishtja, filipinase, polake dhe në fund, malajziane, e cila nga 25 gjuhë të shqyrtuara ishte më së paku seksiste.
Kjo ka dalë nga një studim i Universitetit Carnegie Mellon, i cili shqyrtoi deri në çfarë mase në gjuhë të ndryshme ekzistojnë idioma që shprehin stereotipet gjinore. Për shembull, sa shpesh gruaja shoqërohet me “shtëpi”, “fëmijë” dhe “familje”, ndërsa burri është në “punë”, “karrierë” dhe “biznes”.
Duke përdorur një bazë të dhënash ndërkombëtare mbi paragjykimin gjinor, është parë që gjuha pasqyron gjykimet e nënkuptuara të njerëzve për atë që një grua mund të arrijë në mënyrë profesionale. Në parim, sa më seksiste të flitet gjuha, aq më shumë ka të ngjarë të konsiderohet një grua e papërshtatshme për një karrierë në fusha tradicionalisht mashkullore, siç është inxhinieria.
Fëmijët fillojnë të rrënjosin stereotipat gjinorë në mendjet e tyre që në moshën dy vjeçare; kështu që autorët sugjerojnë që të jenë të kujdesshëm që të mos u transmetojnë atyre disa paragjykime, duke filluar me mënyrën se si shkruhen librat për fëmijë.