Sot në Shqipëri u shënua vetëm një rast me COVID-19 dhe për fat të mirë asnjë viktimë, ndërsa të shëruarit janë 8 qytetarë.
Lajmi tjetër i mirë është që tre qarqe kanë dalë nga harta e koronavirusit. Korça, Kukësi dhe Gjirokastra nuk regjistrojnë asnjë të infektuar me sëmundjen.
Ndërkohë që tre qarqe të tjera, Dibra, Vlora dhe Fieri kanë vetëm nga një të infektuar. Vetëm një pacient po merr trajtim spitalor të specializuar.
/b.h