Deputeti i zgjedhur njëherësh dhe ministri i Jashtëm në “hije” i Bashës, ish shefi i diplomacisë Tritan Shehu ka sulmuar takimin e tre drejtuesve rajonalë në Novi Sad.
Shehu teksa sulmon Ramën, thotë se në rolin e tellallit të Vuçiç ai po rrezikon të ardhmen e rajonit dhe të Kosovës.
Postimi i Shehut:
Rama po ve ne rrezik shume! Sipas ketij “Minishengeni” te Vucic me tellall Ramen, Kosova dhe e ardhmja e Rajonit vihen ne pikepyetje serioze!
Fatkeqesisht sot eshte perseritur cfaqja e peshtire e Novi Sadit, anashkalimi i Kosoves, pavaresise e egzistences se saj me ate “takim” ogurzi, Vucic-Rama-Zaev!
Por jo vetem kaq, keshtu eshte bere edhe nje hap tjeter ne kundershtim me interesat e bashkepunimit te vertete te Rajonit, i bazuar ky mbi permbushjen e standarteve europiane per te pershpejtuar integrimin tone ne BE.
Sic duket mekanizmi Vucic-Rama po vazhdon te levize ne drejtim te kundert me interesat e Shqiperise, Kosoves, shqiptareve e Rajonit, me aspiraten tone te madhe europiane.
Ky mekanizem i quajtur Mini Shengeni Ballkanik vetem midis tre shteteve, po behet cdo dite edhe me i rrezikshem, i bazuar mbi interesat e atyre, qe duan ta mbajne Rajonin tone larg BE, Kosoven te mjegulluar ne rolin e pavaresine e saj.
Mos te harojme se motori kryesor i ketij mekanizmi eshte Serbia, e cila tashme ka firmosur Traktatin Euro Azian me Rusine, duke dhene keshtu nje sinjal te qarte per objektivat e saj.
Fatkeqesisht Kryeministri i Shqiperise eshte kthyer ne nje tellall te kesaj inisiative ndesh me interesat tona kombetare, interesat e Rajonit, te BE e Perendimit, qe te kujton endrat e dikureshme te Serbise se Madhe ne Jugosllavine e Re, degdisjen e Rajonit drejt Lindjes, duke lene ne harese projektet realisht te dobishme e frutdhenese si CEFTA apo Procesi i Berlinit.
Ky duhet ndalur ne kete reavansh te rrezikshem, ndryshe demet do te vijne duke u zgjeruar e konsoliduar./m.j