Lideri i opozitës, Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter”, ka reaguar për ngjarjet kriminale dhe aksidentet rrugore në vend.
Basha shprehet se punonjësit e policisë janë tradhtuar nga regjimi Rama-Doshi.
Kryedemokrati thekson se zgjidhja e vetme për të parandaluar ngjarjet kriminale është prerja e lidhjeve të pushtetit me krimin
“Punonjësit e ndershëm të policisë janë të tradhtuar nga regjimi Rama-Doshi. Kur vjen në pushtet me krimin, policia përdoret si vegël për të mbrojtur lidhjet e pushtetit me krimin. Pasojat e këtij modeli që sundon vendin i vuajnë qytetarët, fëmijët dhe familjet shqiptare. Zgjidhja është prerja e lidhjeve të pushtetit me krimin. Prandaj fajtori ishte sot pa përgjigje. Peshku qelbet nga koka!”, shkruan Basha.
/b.h