Kryeministri Edi Rama doli në një konferencë për mediat pas ngjarjeve kriminale të ditëve të. Një ditë më parë, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi paralajmëroi ndryshim të thellë në Policinë e Shtetit. Gazetarët e pyetën kreun e qeverisë nëse do të largohet drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Kreu i qeverisë nuk dha përgjigje direkte mbi fatin e Veliut, por tha se në Policinë e Shtetit nuk ka krizë dhe se puna e saj nuk mund të hidhet poshtë prej disa ngjarjesh tragjike.
“Hej Zot i madh! Nuk di sesi ta shpjegoj që rastet konkrete shikon në kontekst, nëse ne do të niseshim jo këtu në Shqipëri, por vendet, qeveritë shtetet do të niseshin nga rastet për të hequr njerëz, nuk do të kishte ngelur njeri. Policia e Shtetit shqiptar nuk është në asnjë situatë problematike. Është vetëm në një proces rritjeje dhe fuqizimi të mëtejshëm. Pra nuk ka asnjë problematikë më të madhe seç ishte përpara këtyre ngjarjeve kur gjërat dukeshin normale. Dhe nëse i referohemi disa ngjarjeve që kanë të bëjnë me ngrëniet e kokave mes njëri-tjetrit të kriminelëve edhe aty duhet të shikojmë reagimin, kapacitetin e zbardhjes dhe të ndalimit të autorëve. Nuk ka një krizë në Policinë e Shtetit, kjo është fare e qartë. Puna e Policisë së Shtetit nuk hidhet dot poshtë se ndodhën disa ngjarje tragjike, ku faktikisht mësimit për të nxjerrë është çfarë duhet të bëjë secili, por kur konkretet janë krejt pa lidhje”, tha Rama.
/a.r