Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 20 vite e 8 muaj burg për dy të pandehurit Altin Myslihaka dhe Ardian Bega, për 137 kilogramë kokainë të kapur në shtator të 2019-ës.
Për të pandehurin Altin Myslihakën u kërkua 18 vite burg, i cili përfitoi nga Gjykimi shkurtuar dhe shkon në 12 vite, ndërsa për Ardian Begën u kërkua 12 vite dhe shkon në 8 vite e 8 muaj burg.
Ndërkohë në lidhje me këtë çështje është pezulluar gjykimi për Gentian Malindin, pasi eshte ne arrati.
Ndërkohë kujtojmë se kokaina u pikas nga uniformat blu të Greqisë, të cilat kanë bërë zëvendësimin e saj me oriz, në Portin e Pireut. Më pas, kanë mbajtur nën vëzhgim lëvizjet e kontejnerit, deri në Durrës, për të zbuluar rrjetin e trafikut të kokainës.
g.kosovari