Mjeku infeksionist Tritan Kalo, duke marrë shkas nga temperaturat tepër të nxehta që prej një javë kanë “pushtuar” vendin tonë, ka bërë një reagim duke dhënë këshilla se si të përballojmë situatën në fjalës.
Sipas Kalos moshat që e vuajnë më së shumti të nxehtin janë fëmijët nën 5-vjeç dhe të rriturit mbi 65-vjeç. Ndërkohë të rrezikuar sipas tij, janë edhe ata/ato që vuajnë nga sëmundje kronike të zemrës, të veshkave, të mëlçisë, diabetit, hipertensionit, etj.
Mjeku u bën thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes me ushqimet e përgatitura të shitura ose të konsumuara në kushte higjeno-sanitare jo të përshtatshme, kryesisht ato që vijnë nga shitësit ambulante buzë detit apo buzë rrugëve.
Po ashtu Kalo thekson se kurrë nuk duhet të ripërpunoni termikisht për ushqimet e mbetura.
‘Vetndërgjegjësimi mbetet primordial në përballimin e kësaj situate…..Temperaturat e larta rrisin shumë rreziqet e toksiko-infeksioneve ushqimore prej ushqimeve të përgatitura të shitura ose të konsumuara në kushte higjeno-sanitare jo të përshtatëshme….45-50% e tyre vinë kryesisht nga shitësit ambulantë buzë detit apo buzë rrugëve, të pa paisur me mjete të përshtatëshme frigoriferike për ruajtjen e ushqimeve që tregëtojnë….KURRË mos ripërpunoni termikisht për një fitim të munguar ushqimet e mbetura për t’i ritregtuar ato, sidomos orizin e gatuar disa orë ose ditë më parë…. Grumbullimet masive për ceremonitë festive të gëzimeve familjare janë potencialisht të rrezikshme, nëse organizuesit e tyre i nënvlerësojnë kushtet higjeno-sanitare të përgatitjes, të ruajtjes dhe të shërbimit të ushqimeve për këto ceremoni….VERA po ashtu bashkëshoqërohet me infeksione nga më të ndryshmet të çdo organi tonë….Ndaj KUJDES dhe vetëm KUJDES’– shkruan Kalo ndër të tjera.
g.kosovari