Një sherr që nisi për vendosjen e shezlongëve në hapësirën para hoteleve përfundoi në një tragjedi në Velipojë, ku pas përplasjes me armë katër persona mbetën të vdekur dhe dy të plagosur.
I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, gazetari Simon Shkreli ka folur mbi ngjarjen e ndër të tjera u shpreh se në Velipojë nuk funksionon shteti.
“Institucionet shtetërore me ngjarjen e fundjavës, dëshmuan se nuk funksionojnë fare. Kur them institucione shtetërore kam parasysh Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, Policinë e Shtetit, MInistrinë e Brendshme, Bashkinë Shkodër, Gjykatat, Prokurorinë… Pra, nuk funksionojnë. Nuk ëhstë vetëm kjo, janë një sërë ngjarjesh nga viti në vit.”
Shkreli deklaroi po ashtu se në Velipojë, stacionet e plazhit mund t’i marrë më i forti
“Kush është I zoti e merr, kush ka lidhje e merr. Dhe pastaj ndodhin konfliktet, të cilat kishin pas mundësi që të mos shkojmë deri këtu.”
/a.r