Përgjigja imune e vaksinës së AstraZeneca kundër Covid-19 përmirësohet me një boshllëk më të madh kohor, ndërkohë rreth dhjetë muaj midis dy dozave një dozë e tretë mund të rrisë më tej nivelet e antitrupave. Ky është përfundimi i një studimi të realizuar së fundmi. Rritja e intervalit midis dozave të para dhe të dyta rezultoi në rritje të antitrupave mbrojtës, sipas hulumtimit nga Universiteti i Oksfordit, i cili u botua të hënën.
Studiuesit ishin gjithashtu në gjendje të tregonin për herë të parë që një dozë përforcuese, e dhënë më shumë se gjashtë muaj pas të dytës, shkakton një përgjigje të fortë dhe rrit aftësinë e trupit për të mbrojtur veten nga llojet e ndryshuara të virusit.
Shumë qeveri po përballen me mungesa të vaksinave dhe pyetje të tilla si “nëse duhet të japin doza përforcuese për të siguruar që spitalet të mos mbipopullohen këtë dimër.”
Rezultatet mund të ndihmojnë shumë vende të vendosin të presin më gjatë për të dhënë doza të dyta, ndërsa tregojnë një dozë të tretë si një mënyrë për të rritur mbrojtjen e vaksinave – pa pasur nevojë të ridizajnojnë ilaçin. Shumica e vendeve deri më tani kanë sugjeruar një interval 4 deri në 12 javë midis dy dozave të AstraZeneca.
“Kjo ka të bëjë me gatishmërinë,” tha Andrew Pollard, studiuesi kryesor i vaksinës së Oksfordit. Këto të dhëna tregojnë se “ne mund ta rrisim përgjigjen duke dhënë një dozë tjetër të vaksinës AstraZeneca dhe kjo është shumë e rëndësishme”, shtoi ai.
g.kosovari