Pasi u eliminuan disa nge ekipet favorite të Kampionatit Europian, si Holanda, Portugalia e Franca, sonte do të bëjë gati valixhet njëra mes Anglisë dhe Gjermanisë.
Dy superfuqi të futbollit të cilët në 18:00 do të përplasen në “Wembley” për të siguruar një vend në çerekfinale.
Anglia arriti të fitonte Grupin ndërsa Gjermania desh u eliminua nga Hungaria dhe sot të dyja këto ekipe kanë shansin të tregojnë nivelin e tyre.
Që të dyja ekipet kanë probleme me disa lojtarë ku Mount, Chilwell që ishin të izoluar dhe Foden janë në dyshim për klasiken me Gjermaninë.
Këta të fundit gjithashtu kanë Gosens, Gundogan dhe Rudiger me probleme fizike që mund të pengojnë aktivizimin e tyre si titullarë.
Vetëm nga nxemja që do të bëjnë përpara ndeshjes mund të tregojë nëse Southgate apo Low do të kenë lojtarët e tyre sonte në Wembley.
Në orën 21:00 do të kemi edhe sfidën e fundit të fazës së 1/8 ku përballë do të jenë Suedia dhe Ukraina. Nordikët surprizuan shumë në grupe ku morën dhe vendin e parë por edhe bindën me lojë dhe janë më të favorizuar se skuadra e Shevchenkos.
Këta të fundit u kualifikuan si ekipi i fundit nga të tretat më të mira dhe nuk kanë çfarë të humbasin.
Fituesi i këtij takimi do të përballet me fituesin e ndeshjes së sotme, Angli-Gjermani.
g.kosovari