Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, i ka reaguar ish-emisarit special të SHBA-së për ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili ua uroi serbëve Vidovdanin në Betejën e Kosovës, ku luftuan popujt e Ballkanit Kundër Perandorisë Osmane.
Çitaku, me anë të një postimi në llogarinë e saj në “Twitter”, ka thënë se Beteja e Kosovës nuk ishte e serbëve dhe në të mori pjesë ushtria Ballkanase kundër Perandorisë Osmane.
“Nuk ishte betejë e serbëve; ishte ushtria e Ballkanit që luftoi kundër pushtuesit Osman. Kjo betejë u bë miti themelor që vazhdon të ushqejë nacionalizmin serb që nga shekulli i 19-të duke na mbajtur të gjithëve peng”, tha tutje ajo.
Milaim Zeka ka komentuar deklaratën e Ish të Dërguarit Special të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili ka kujtuar Betejën e Kosovës ku luftuan popujt e Ballkanit kundër Perandorisë Osmane, postim në të cilin i quan serbët ‘heronj’.
Zeka e cilëson Grenell ‘idiot’ në histori që përzihet aty ku nuk ia ka idenë. Ndër të tjera, Zeka ironizon në postim, atë që Grenell mund të bëjë në të ardhmen.
POSTIMI:
Dy fjale per Grenellin
Ish ambasadori amerikan, Richard Grenell, ua uroi sot serbeve fashista , Vidovdanin.
Ne shqiptaret e kemi nje fjale te urte popullore, e cila i shkon shume Grenellit: Budallem mos e vet se te tregon vet qe eshte budalle. Duke u perzi ne historine ballkanike, Grenelli tregoi dhe deshmoi qe eshte nje idiot ne histori, i cili perzihet edhe aty ku nuk ja ka haberin. Sulltan Muratin e vrau Millosh Kopiliqi, nga Drenica. Kjo beteje ishte ne mes te krishteteve, dhe turqeve. Imagjinoni sikur Grenelli te shkruaje neser edhe per atomet ne fizike, ose rreth zbulimit te viagres…!!!
g.kosovari