Kanadaja ka regjistruar temperatura rekord. Sipas matjeve të bëra të dielën termometri ka shënuar temperaturës më të lartë pas 84 vitesh. Kjo temperaturë u regjistrua në qytetin Lytton në British Columbia.
Ditët e fundit Kanadaja ka paralajmëruar qytetarët e saj për motin e nxehtë që ka përfshirë vendin, dhe parashikimet janë që do të vijohet me këtë situatë dhe gjatë kësaj jave.
Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës pritet të shtojnë fenomenet ekstreme të motit, të tilla si valët e nxehtësisë, por dhe mot me shi e dëborë në disa vende të tjera. Po ashtu këto ekstreme të motit lidhen dhe me ngrohjen globale.
Sinoptinakët në vend i kanë krahasuar temperaturat e ditëve të fundit me ato që përballen çdo ditë qytetarët në Dubai. Temperaturat ekstreme kanë shtuar dhe shitjet e kondicionerëve në vend./tvklan.al