Partia Demokratike e ka cilësuar gjunjëzim përpara krimit deklaratën e Ministrit të Brendshëm lidhur me dy ngjarjet fundit në vend.
Përmes një deklarate nga selia blu, deputeti Enkelejd Alibeaj tha se ministri lau duart me kapitullimin e rendit dhe sigurisë në vend.
Sipas opozitës, modeli që ka ndërtuar ndër vite mazhoranca është ai i kriminalizimit të institucioneve dhe i politikës për të marrë dhe për të mbajtur pushtetin me çdo çmim, me krimin dhe për krimin.
Për demokratët ndarja e politikës nga krimi është e vetmja rrugë për të garantuar rend dhe siguri për familjet shqiptare.
/a.r