Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emirjana Sako ka reaguar për situatën e krijuar me mbeturinat, të cilat kanë zaptuar rrugët e qytetit duke u kthyer në rrezik për shëndetin e banorëve dhe burim infeksionesh dhe ere të rëndë.
Në Këshillin Bashkiak, Sako ka deklaruar po përpiqen për të gjetur një zgjidhje në landfille të miratuara. Po ashtu ajo është shprehur se do përdoret çdo mjet teknik dhe ligjor për evadimin e mbeturinave që rrezikojnë turizmin.
“Do të gjejmë zgjidhje në landfille të miratuara. Do bëjmë çfarë është e mundur për të hequr plehrat dhe do përdorim çdo mjet teknik dhe ligjor për evadimin e plehrave”, ka thënë Sako.
Kujtojmë që për situatën e plehrave në Durrës është shprehur edhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili tha se kësaj çështje do i jepet zgjidhje brenda ditëve të ardhshme. Sipas tij, administrimi i kësaj situate nuk është vetëm përgjegjësi e Ministrisë së Brendshme por edhe e pushtetit lokal.
g.kosovari
PPP jane pengese ne mireruajtjen e ambjentit nga plehrat .Pago dhe te pergjigjem thote privati