Konflikti për disa metra territor plazh në Velipojë ka përfunduar me 4 të vrarë dhe 2 të plagosur, duke tronditur kështu jo vetëm zonën, por të gjithë vendin në një kohë kur përpiqemi të dalim të rimëkëmbur në këtë fillim sezoni turistik nga një pandemi që jo pak na goditur.
Ky është Edmond Gocaj 38-vjeç i cili mbeti i vrarë në masakrën në Velipojë gjatë orëve të para të mëngjesit.
Të vrarë mbetën edhe Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç e Musaen Zeneli 20 vjeç, pas një konflikti për disa metra territor plazh mes anëtarëve të 2 familjeve pronarë hotelesh, Ferracaku dhe Gocaj.