Në një kohë kur i nxehti afrikan ka përfshirë vendin dhe temperaturat kanë arritur deri në 40 gradë, shumë qytetarëve u duhet të punojnë ose të lëvizin edhe në orët e pikut. Dhe vapa përvëluese shpesh krijon edhe komplikacione shëndetësore.
Mjekët nënvizojnë grupet më të rrezikuara nëse ekspozohen në diell, sidomos nga ora 11:00 deri në orën 18:00.
Por, cilat janë simptomat që shfaqen në organizëm nga qëndrimi i gjatë në këto temperatura të pazakonta?
Meteorologët i parashikojnë këto temperatura ekstreme deri në fund të muajit qershor, ndërsa mjekët apelojnë për kujdes maksimal dhe konsum të sa më shumë lëngjeve.
/b.h