Pjetër Gocaj, babai i dy djemve të vrarë pas mesnate në Velipojë, Xhovanit, 25 vjeç dhe Edmondit, 38 vjeç, ka folur për mediat pak orë pas ngjarjes së rëndë.
Ai thotë se sherri ka ndodhur për shezlonët dhe se djali i madh me dokumente angleze kishte ardhur për të investuar në Velipojë.
“Kjo qe ka ndodhur mos i ndodhtë me kujt, mua me është fikur dera e shtëpisë. Uroj qe mos ti ndodh askujt. Nuk e kuptoj si ka ndodhur konflikti por e di që për shezllone. Më kanë vrare tek dera e shtëpisë, më kanë vrarë dy djemtë. Për cfarë më duhet te jetoj më. Vitin e kaluar i kam pasur unë shezllonet, kete vit ia kanë dhënë atij.
Ne kemi pritur që të ndahen shezllonët sepse kanë qenë pa u ndare ende, ata kanë ardhur dhe na vranë ë shtepi. Uroj mos ti ndodh me kujt se peshen e rende te kësaj ngjarje e kam unë mbi supe. Asgjë nuk dimë. Me kanë vrarë djemëe. Ne i kemi vendosur shezllonet perpara se te behej ndarja nga shteti e shezlloneve dhe ishim ne pritje kur te vendosej kjo ndarje për të shikuar se ku i kemi ne dhe ku i kane ata.
Ata erdhën dhe qëlluan djalin e madh te parin qe ishte me dokumenta angleze i cili ka ardhur per te investuar dhe punuar. Pastaj qëlluan edhe djalin tjeter, djali i dyte i ka qëlluar edhe ai. Kur ka ndodhur nuk kam qene këtu por nuk kanë ardhur për të folur përderisa kanë ardhur me arme tek dera e shtëpisë. Uroj mos ti ndodh me askujt”, deklaron ai.
/b.h