Paul Pogba ka triumfuar mbi kompaninë e njohur të birrës. Uefa, pas gjestit të mesfushorit francez i cili kishte shmangur dy shishe birre – edhe pse jo alkoolike – duke u ankuar për respekt për besimin e tij musliman, ka vendosur të ndalojë reklamimin nëse një lojtar musliman kërkon shprehimisht heqjen e shisheve.
Me sponsorin është diskutuar dhe ata kanë dhënë konsensusin e tyre për vendimin.
Kjo është ajo që ka vendosur Uefa, pas gjestit të Paul Pogba që erdhi pas atij të Cristiano Ronaldos, i cili spostoi një shishe coca cola të vendosur midis tij dhe kamerave.
Nuk ka vlejtur për asgjë sqarimi se birra e njërit prej sponsorëve kryesorë të turneut është në të vërtetë jo-alkoolike dhe prandaj në përputhje me parimet fetare të lojtarit. Tani një zëdhënës i Uefa ka konfirmuar cfarë kishte lajmëruar Daily Telegraph: “Do të pyesim individualisht lojtarin nëse ai dëshiron ta heqë birrën apo jo, edhe nëse është jo-alkoolike. Sponsori është konsultuar pr këtë temë dhe ka pranuar”.