Gazetari Artan Hoxha ka rikujtuar sot vrasjen e biznesmenit Artan Santo, i cili u ekzekutua më 26 qershor 2014.
Në një postim në rrjetet sociale, Hoxha thotë se njësoj si 7 vite më parë edhe sot, asgjë nuk ka ndryshuar.
“Fiks ne te njejten ore, si 7 vite me pare…. Asgje nuk ka ndryshuar nga ai mengjes i nxehte fundqershori…
Tan Santo, nese na sheh nga aty lart, te rremosh mbi atentatin tend sot, se cilet ishin urdheruesit, organizatoret, ekzekutoret apo ata qe ndihmuan ne fshehjen e gjurmeve, eshte po aq e rrezikshme sa para 7 vitesh…”-shkruan Hoxha, ndërsa ka ripostuar publikimin e 7 viteve më parë, në të cilin shkruante:
“”Qullaci”, personazhi i njohur i filmit Guximtaret, qe u be vertet guximtar ne jeten reale, e nderpreu udhetimin e tij me ne tokesoret, per tu ngjitur atje lart.
Per te na lene pas endrat e parealizuara, dhimbjen e thelle per humbjen e tij, buzeqeshjen e pashterur, humanizmin dhe optimizmin e pafund.
Plumbat e vrasesit profesionist nuk te lane te shtrire pertoke ty, por te gjithe ne.
Nuk te pergjaken vetem ty, por normalitetin e jetes tone.
Ti mbase nuk pate kohe as te shije urrejtjen ne syte e tyre, por ato krisma na futen dritherimat dhe na kujtuan se ku jetojme.
Sot, me shume se kurre, kuptuam se jeta e nje njeriu te mencur, shkoi dem per te zgjuar nga gjumi letargjik ndjeshmerine e bashkeatdhetareve te tij….
Lamtumire Guximtar i Shqiperise postkomuniste!!!
Na shih se ku kemi katandisur, dhe na meshiro nga bota e pertejme….
Sot nuk je ti i shtrire ne trotuarin e bllokut nga dora barbare e krimit.
Sot, te gjithe ne, jemi te vdekur te pakallur mbi trotuar….”
g.kosovari
Me kto gjykata,prokuror e polici jane normale,per organet e me siperme fajtor gjithmone do te jene te vdekurit.