Në emisionin “Java në RTSH” mbrëmjen e sotme ishte i ftuar drejtori artistik i orkestrës simfonike të RTSH, Aristidh Prosi.
I pyetur për mënyrën e funksionimit të orkestrës së RTSH, Prosi u shpreh se kjo është një orkestër e pastër simfonike.
“Zëvëndësojmë një orkestër të munguar shqiptare. Ka nivel dhe mendoj se është nga më të mirët. Orkestra e RTSH ka kontribuar në mënyrë të jashtëzakonshme në muzikën shqiptare. Gradualisht filluan të bëhen siglat e radios dhe ka pasur një game të madhe pune. Gjithashtu, orkestra e kinostudios ka bërë regjistrimet e shumicës,”– u shpreh Prosi.
Në panelin me analistët Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli, drejtori artistik i orkestrës simfonike të RTSH tha se është një specifikë që ndihmon në përçimin e mesazhit artistik te publiku.
“Orkestra simfonike e RTSH ka një specifikë që regjistrohet dhe transmetohet. Të themi që kjo është një specifikë që na ndihmon për të përcuar mesazhin artistik nga ekrani. Prej vitesh është bërë normale që të vijnë dirigjentë të ftuar nga jashtë. Kjo është padyshim një mënyrë komunikimi me Europën. Shkëmbimet, ardhjet është në mënyrë shumë e mire pune. Diferencat janë kudo,”- u shpreh ai në emisonin “Java në RTSH”.
/b.h