Ilir Meta ka nderuar me urdhërin e lartë “Naim Frashëri” aktorin e humorit dhe drejtues i një emisioni po në këtë zhanër Ismet Drishti.
Burimet bëj të ditur se dekorimi nuk është bërë në Presidencë, por një nga këshilltarët e Presidentit ia ka dërguar dekoratën e lartë në shtëpi.
Vetë Ismet Drishti është shprehur shumë i lumtur dhe një fakt të tillë e ka përcjellë dhe përmes rrjetit social me një status të ndjerë të shoqëruar me një foto familjare!
“Dita e djeshme ishte një ditë shumë e veçantë për mua. Shpreh mirënjohjen time për shkëlqesinë e tij Presidentin e Republikës z. Ilir Meta që ma bëri 55 vjetorin të mahnitshëm duke më akorduar Urdhërin “Naim Frashëri”.
Ju falenderoj të gjithëve që me urimet tuaja gëzuat bashkë me mua.
Këtë vlerësim dua t’ja kushtoj mbretëreshës së kohërave – Shkodrës!
Nëse ky çmim i vlen sadopak, vellos së visareve që e mbulon do të isha me të vërtetë i lumtur!
Së dyti dua t’ja kushtoj pasurisë e mrekullisë më të madhe që kam – familjes time!
Eniana Xhanari Drishti, ti me Agin, Sibora Drishti, Drini Drishti dhe mrekullinë e vogël Ajri më bëni të jetoj çdo ditë parajsën në tokë.
Faleminderit Armir Shkurti, Kristi-Ano Xhanari, dhe pa përjashtim të gjithë stafit të Zjarr Televizion.
Miq e dashamirës uroj të keni vetëm gëzime në jetët tuaja”, shkruan Drishti në rrjetin social.
Ilir Meta me sa duket është hakmarrë ndaj botuesit të “Koha Jonë”, Nikollë Lesi, i cili ditë më parë kishte shkëp;utur marrëdhëniet me Presidentit sepse nuk kishte dekoruar gazetën e parë të pavarur shqiptare në 30 vjetorin e saj.
Mbetet të presim reagimin e Nikollë Lesit, i cili nuk përton në raste të tilla./JavaNews.al
/m.j