• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Opinion nga Komisioni i Venecias për ’30 qershorin’, GJK: Çështja e një natyre unike, këshillimi ishte i nevojshëm!

by
25/06/2021 17:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Kushtetuese ka reaguar pas reagimeve të shumta që pasuan me vendimin e saj për të kërkuar opinion e Komisionit të Venecies për procesin zgjedhor të 30 qershorit, 2019.

Ndërsa shpreh shqetësimin për ato që i cilëson si keqinterpretime dhe keqinformim në lidhje me vendimin në fjalë, Kushtetuesja sqaron vendimi është i ndërmjetëm dhe mbështet “nenin 44/b të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i shtuar në kuadër të ndryshimeve të reformës në drejtësi.

GjK bën të ditur se objekti për të cilat u vendos të kërkohet ky opinion janë të ndryshme nga çështjet e trajtuara në opinionet e mëparshme të Komisionit të Venecies, për më tepër thuhet më tej në sqarim, ky është rasti i vetëm që ajo po e përdor këtë instrument.

“Çështja mbi procesin zgjedhor të datës 30.06.2019 është e një natyre unike dhe këshillimi me organe të specializuara u konsiderua i nevojshëm nga kjo Gjykatë.”

Në përfundim, GjK konstaton se debati i ditëve të fundit nuk i shërben klimës së besimit dhe përkundrazi “mund të perceptohet si përpjekje për ta përfshirë atë në debate me ngjyrime politike, të veshura nën petkun e diskurseve juridike për të paragjykuar vendimmarrjen e saj në lidhje me themelin e çështjes dhe si ndërhyrje në pavarësinë e saj.”

REAGIMI

“Gjykata Kushtetuese ka ndjekur diskutimet që ka ngjallur vendimmarrja e saj e datës 23.06.2021 për të kërkuar amicus curia nga Komisioni i Venecies për shqyrtimin e çështjes mbi procesin zgjedhor të datës 30.06.2019.

Gjykata Kushtetuese, duke shprehur shqetësimin e saj rreth keqinterpretimeve dhe keqinformimit në lidhje me këtë vendimmarrje, ndjen për detyrë institucionale të informojë sa më poshtë vijon.

Ky vendim është i ndërmjetëm dhe mbështetet në nenin 44/b të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i shtuar në kuadër të ndryshimeve të reformës në drejtësi. Objekti dhe çështjet për të cilat u vendos të kërkohet ky opinion janë të ndryshme nga çështjet e trajtuara në opinionet e mëparshme të Komisionit të Venecies, të cilat Gjykata Kushtetuese pa dyshim i mban gjithmonë në konsideratë. Për më tepër, në morinë e çështjeve të trajtuara që nga rifunksionimi i Gjykatës Kushtetuese, ky është rasti i vetëm që ajo po e përdor këtë instrument.

Gjykata Kushtetuese i është drejtuar edhe më parë Komisionit të Venecies, si një organ i specializuar i Këshillit të Evropës me ekspertizë të thelluar në të drejtën kushtetuese dhe me një kontribut të çmuar në veprimtarinë e kësaj Gjykate në çështjet me rëndësi të veçantë.

Çështja mbi procesin zgjedhor të datës 30.06.2019 është e një natyre unike dhe këshillimi me organe të specializuara u konsiderua i nevojshëm nga kjo Gjykatë.

Gjykata Kushtetuese, në deklaratën e saj të fundit për mediet, ka theksuar rëndësinë e respektimit të pakushtëzuar të vendimeve të saj dhe ka shprehur besimin se ushtrimi i veprimtarisë të kësaj Gjykate në një klimë besimi nga kushdo do t’i shërbente forcimit të autoritetit të saj si organ kushtetues i pavarur. Gjykata konstaton se debati jokonstruktiv i ditëve të fundit jo vetëm që nuk i shërben kësaj klime besimi, por, përkundrazi, mund të perceptohet si përpjekje për ta përfshirë atë në debate me ngjyrime politike, të veshura nën petkun e diskurseve juridike për të paragjykuar vendimmarrjen e saj në lidhje me themelin e çështjes dhe si ndërhyrje në pavarësinë e saj.”

Kujtojmë se pasi dëgjoi për 9 orë palët për legjitimitetin e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese vendosën që t’i drejtohen Komisionit të Venecias për të marrë një mendim më të specializuar.

Kuvendi i Shqipërisë, Presidenca, qeverisë, KQZ dhe Shoqata e Bashkive do të kenë mundësi t’i drejtohen Venecias mbi ligjërinë e veprimeve të kreut të Shtetit për dekretin e kreut të shtetit për të anuluar zgjedhjet dhe ligjshmërinë e zgjedhjeve, që u zhvilluan pa pjesëmarrjen e opozitës.

/b.h

Next Post
Nga Sefulla Maleshova tek Skënder Luarasi, prezantohen botimet mbi mendimin politik të së majtës së përndjekur nga komunizmi. Gati e djathta

Nga Sefulla Maleshova tek Skënder Luarasi, prezantohen botimet mbi mendimin politik të së majtës së përndjekur nga komunizmi. Gati e djathta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 22 Dhjetor 2025

December 21, 2025
SHBA-të tërhiqen për programet e ndihmës humanitare! Ambasada amerikane në Tiranë njofton vendimin e Sekretarit Marco Rubio

Ambasada e SHBA paralajmëron shqiptarët: Mashtrimet me martesat për dokumente përbëjnë krim!

December 21, 2025
“Ndikuan investimet private dhe konsumi i brendshëm”/ BSH: Ekonomia shënoi rritje në fund të 2024

Eksperti: Paraja kesh duhet investuar me kujdes, sipas sektorëve dhe rrezikut

December 21, 2025
Kryepeshkopi Joan viziton për herë të parë Shkodrën, mesazhe për Zotin dhe familjen

Kryepeshkopi Joan viziton për herë të parë Shkodrën, mesazhe për Zotin dhe familjen

December 21, 2025
Hoqi verën miliona euro nga kantina, shpallet në kërkim kushëriri i Ergys Agasit

Hoqi verën miliona euro nga kantina, shpallet në kërkim kushëriri i Ergys Agasit

December 21, 2025
Dimri dhe pasiguria kaplon Rripin e Gazës, faza e dytë nuk po nis

Dimri dhe pasiguria kaplon Rripin e Gazës, faza e dytë nuk po nis

December 21, 2025
Rama kujton vizitën te Thaçi në Hagë: Si e gjeta komandantin…

Rama kujton vizitën te Thaçi në Hagë: Si e gjeta komandantin…

December 21, 2025
Maduro premton hakmarrje, SHBA sekuestron tjetër cisternë nafte në brigjet e Venezuelës

Maduro premton hakmarrje, SHBA sekuestron tjetër cisternë nafte në brigjet e Venezuelës

December 21, 2025
Tragjedi në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit

Tragjedi në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit

December 21, 2025
San Francisko në errësirë, rreth 130 mijë konsumatorë mbeten pa energji elektrike

San Francisko në errësirë, rreth 130 mijë konsumatorë mbeten pa energji elektrike

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In