Pasi degjoi permbi 9 ore palet për legjitimitetin e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, 7 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese vendosën mbrëmjen e djeshme që t’i drejtohen Komisionit të Venecias për të marrë një arsyetim ligjor përpara se të japin vendimin final.
Por a ishte lëvizja e Kushtetueses frikë për të marrë një vendim dhe apo po e përdor “Venecian” si mburojë për fjalën fundit që do të thotë? Avokati i shoqatës së bashkive, që inicioi padinë në Kushtetuese, Jordan Daci në një bisedë me Jonida Shehun në Radarin Informativ në “ABC” mendon ndryshe.
Intervista:
Si e keni pritur ju këtë vendim?
Duhet të rendisim disa gjëra, e para gjykata e ka përfunduar shqyrtimin e çështjes për dëgjimin e palëve dhe administrimin e provave. Gjykimi ka përfunduar. Gjykata nuk e ka referuar çështjen në “Venecia”, por në këtë rast ka bërë një vendim të ndërmjetëm, pasi rrëzoi kërkesat e qeverisë për rrëzimin e kërkesave për ta mbajtur peng, dëgjoi palët në një seancë maratonë dhe pezulloi gjykimin dhe ka ngelur që palët të pyeten për fjalën e fundit.
Absolutisht jo! Gjykata Kushtetuese është krijuar së fundmi, nuk duhet “vrarë” me kritika të pabaza. Ka një çështje që nënkupton një revolucion, kërkon një maturi jo të zakontë, nuk është si çështjet e tjera. Nuk i shkon për paaftësi, por në vijim të mendimit që mori edhe nga avokati i popullit….
Por ne kemi një opinion në lidhje me vendimmarrjen e presidentit në 2019 për delegjitimimin e zgjedhjeve?
Ky opinion nuk jep përgjigje për asnjë nga diskutimet që janë shtruar përpara Kushtetueses. Asnjë nga përgjigjet e atij raporti nuk ka lidhje me pretendimet tona si kërkues apo palëve tona. Ky vendim duhet të japë përgjigje mbi shumë çështje të tjera. Deri nesër në orën 16:00 kemi kohë për pyetjet. “Venecia” nuk do të ketë nevojë për hetim faktesh, e bën të shpejtë si procedurë.
Çfarë pyetesh do të drejtoni ju?
Secila palë ka të drejtë për një pyetje, ne kemi qenë 7 palë, gjykata do të marrë 7 pyetje nga ne, do të ketë edhe pyetjet e veta. Ne do e bëjmë pyetjen në gjuhën angleze dhe do ta përkthejmë ne në gjuhën shqipe se shpesh kanë devijuar.
Ku do të fokusoheni?
Nuk kemi ndërmend ta bëjmë publike pyetjen.
Nuk besoj se është e ndaluar?
Nuk është e ndaluar, por nuk do të ishte etike. Ajo bëhet pyetje kur e miraton Kushtetuesja dhe ia kalon Venecias, të gjitha të tjerat do të ishin propozime dhe projekt pyetje.
Kur mendoni se do të ketë një përgjigje përfundimtare?
Vetë raporti i “Venecias” do të kërkojë më pak kohë se të tjerat. “Venecia” ka dy sesione një në fillim të tetorit një në fillim të marsit. Mendoj se do të japë përgjigje ose brenda verës ose në fillim të shtatorit, pasi gjykata mendoj se do të kërkojë gjykim të përshpejtuar. Akuzat që gjykata kërkon ta zvarrisë nuk janë të vërteta. Nuk bëhet fjalë për një vendim dosido, por do të nënkuptojë revolucion si shqiptarët janë sjellë ndër vite dhe do imponojë që të gjithë sherret dhe konfliktet t’i zgjidhin në institucione dhe jo nëpër sheshe dhe kacafytje në parlament.
Mendoni se Kushtetuesja u trembet komenteve politike?
Palë të pakënaqura do të ketë gjithmonë, pasi njëri do të fitojë. Me vendimet e deritanishme i vlerësoj për integritetin dhe vendimet e fundit praktikisht nuk e tregojnë këtë. Kushtetuesja ka qenë “opozitë” me çdo qeveri nga krimi deri sot, secila qeveria ka humbur 10-12 gjyqe. Ndikimi që ka ky rast në jetën politike dhe pasojat që do të japë padyshim që do të sjellë një revolucion.
Nëse do të dilni palë jo fituese, nuk do ta atakoni politikisht?
Unë mendoj që nga ky rast nuk humbet askush, edhe nëse do të humbasim ne, do të fitojë Shqipëria, pasi do të marrin përgjigje institucionale të gjithë. Shpresoj që gjykata ta pranojë padinë. Unë do ta respektoj./m.j
Kishtetuesha qe vetem kushtetuese nuk eshte