Me mbylljen e procesit zgjedhor, deputetët kanë më shumë kohë të shijojnë dhe hobit e tyre; futbollin që duket se nuk njeh gjini.
Të pyetur nga gazetarja e Euronews Albania, Elona Gjylmi, deputetët shprehen se po e ndjekin Euro 2020 dhe shumica e tyre bëjnë tifo për Gjermaninë dhe Italinë.
“Futbolli ka qenë një pasion i imi i hershëm. Jam tifoz gjerman dhe kam ngelur gjerman”, shprehet Robert Bitri.
“Jam me italianët pasi është një dashuri e hershme e imja për skuadrën italiane nga që e kam ndjekur që herët kampionatin italian”, thotë Xhemal Qefalia.
“Jam me anglezët. Kam bërë doktoraturën dhe besoj se kjo më ka krijuar një lidhje tjetër. Kanë një futboll shumë të bukur, por nuk janë me fat”, deklaron Elona Gjebrea.
“Kur ka ndeshje siç ishte Francë-Portugali e ndjek kampionatin evropian, por tifoz jam me Holandën”, tha Ulsi Manja.
“E ndjek jo gjithmonë, por mundohem të ndjek Italinë. Jemi pothuajse të gjithë në familje me Italinë”, shprehet Blerina Gjylameti.
“Nuk e ndjek futbollin, por shoh vetëm skuadrën e djalit kur më jep ai informacion. Është tifoz me Gjermaninë”, deklaron ministrja e Financave, Anila Denaj./m.j