Në Landfillin e Sharrës studentë dhe pedagogë të Universitetit Politeknik të Tiranës të cilët ndjekin studimet master për “menaxhim energjie” realizuan një vizitë ku u njohën nga afër me të gjitha pikat e trajtimit dhe asgjësimit të mbetjeve të ngurta në këtë Landfill.
Pedagogët dhe studentë u shprehën të impresionuar nga ndryshimi dhe teknologjia, e cila sipas tyre është në përputhje të direktivave evropiane.
Zonën e Trajtimit të Mbetjeve e bënë pjesë të studimeve të tyre edhe ekipi i studentëve të masterit shkencor “Energji të rinovueshme”, që realizohet nga bashkëpunimi i Universitetit të Hoenajmit në Gjermani dhe Universitetin Bujqësor në Tiranë. Edhe për përfaqësuesit e këtij projekti, ndryshimet e realizuara nga kompania Integrated Energy janë të dukshme, që nga gjelbërimi dhe deri tek landfillet e reja, të cilat janë ndërtuar sipas llojeve të mbetjeve që do të trajtohen.
Administratorja e “Integrate Energy” theksoi së bashkëpunimi me universitetet është i hapur dhe thelbësor. “Integrate Energy” është lider ne trajtimin e mbetjeve prej vitit 2018 menaxhon dhe trajton mbetjet e ngurta me standardet më të larta evropiane.