Për Shqipërinë nuk u vendos dot sërish caktimi i një date për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare që do të shënonte dhe nisjen e negociatave për anëtarësimin në BE, edhe pse këtë herë për shkak të bllokimit që Bullgaria i ka bërë Maqedonisë së Veriut.
Për këtë vendim, Majlinda Bregu tha për Report Tv se është për faj të problemeve të BE dhe jo të Shqipërisë apo Maqedonisë së Veriut. Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Bregu tha se në këtë proces nuk bëhet më fjalë nëse vendimi është i drejtë, pasi nuk është , por se ky vendim është i vështirë që lidhet me çështjet e brendshme të vetë BE.
“Nuk është e drejtë as për Maqedoninë e Veriut dhe as për Shqipërinë. Nuk është e drejtë as për kosovarët të mos kenë liberalizmin e vizave edhe pse e kanë marrë premtimin prej vitesh. Këtu nuk bëhet më fjalë nëse është e drejt por për një vendimmarrje që është e vështirë pasi edhe vendimet në BE merren me konsensus.
Nëse kishte një gjë të vërtetë që qëndronte në idenë e Macron para disa vitesh që duhet të merreshin me thellimin e BE së brendshmi është pikërisht dhe për këtë arsye se ka shumë çështje që në një moment të caktuar një vend i BE mund të ngrejë pretendime duke bllokuar një vend në proces anëtarësimi”, tha Bregu.
Bregu shtoi se edhe pse nuk kanë dritë jeshile në fakt nuk duhet parë si kohë e humbur por si rrugetim i Shqipërisë për të arritur standardet europaine.
“Unë pres që ta shohim datën e mbajtjes se konferencës së parë ndërqeveritare, ne i bashkohemi Evropës me standarde dhe nuk është kohë e humbur. Data a anëtarësimit nuk është në dore të vendeve të Ballkanit”, tha Bregu.
Në lidhje me studimet në rajon për integrimin Bregu tha se sa më shumë të zvarritet procesi aq më shumë humbet besueshmëria dhe se kjo nuk i shërben as vendeve të rajonit dhe as vetë BE. Megjithatë Bregu shtoi se shumica e shqiptarëve e kërkojnë integrimin në BE pasi shohin një të ardhme dhe perspektivë përpara.
“Konfirmoi një trend të qëndrueshëm. Pak lëviz në përqindje nga viti në vit sidomos në vitet e fundit. Ka një rritje të mbështetjes dhe shpresës. Në 77% mbështetje për bashkëpunim rajonal.
Besoj që mbështetja për procesin e integrimit europian ka të bëjë me një perspektivë për një të ardhme përpara. Sa më shumë që të zgjatet një proces aq më shumë ka shanse që të ketë mosbesim. Asgjë e mirë nuk vjen nga zgjatja dhe nuk i bën mirë as ballkanit dhe as BE’, tha Bregu./m.j