Ditët e nxehta që kanë pushtuar një pjesë të mirë të Evropës janë thuajse të padurueshme dhe një pjesë e mirë e qytetarëve kanë gjetur mënyra alternative se si t’i bëjnë ballë.
Kështu është edhe rasti i një vajze të re italiane, e cila ka tërhequr jo pak vëmendjen e qytetareve. Ajo ka vendosur të zhvishet lakuriq dhe ka hyrë të notojë në një shatërvan në qendër të Romës.
Zonja freskohet për disa minuta në shatërvan, i cili ndodhet afër parlamentit italian, dhe më largohet nga policia.
Ajo del jashtë shatërvanit, mbledh sendet e saj dhe i buzëqesh policisë ndërsa vishet.
/b.h