Numri dy i qeverisë Erjon Braçe është mjaft aktiv në rrjetet sociale ku shpesh zgjedh t’i kundërpërgjigjet qytetarëve që guxojnë ta kritikojë apo nuk i pëlqen qasja e tij.
Së fundmi deputeti socialist ka bërë një postim në rrjetet sociale për Fan Nolin ku ka hasur në kundërshtinë e një komentuesi i cili i kërkon që të fokusohet më shumë tek puna.
Braçe nuk ja ka kursyer përgjigjet e njëra pas tjetrës teksa i kërkon që mos e kritikojë por të punojë.
Komentuesi: Cfare lidhje keni ju me Fan Nolin…
Braçe: Une nuk kam ndonje lidhje, vec faktit qe e kam komshi, por nuk fola per kete. Ju keni ndonje lidhje?
Komentuesi: Lereni Fan Nolin ndjes pate rehat, dhe shikoni rregulloni ndonje katun se jan si mos me keq dhe te boshatisure ate pune beni ju…
Braçe: E para, urdhrat shko jepi tjeter kund, jo ketu. E dyta, meqe ke hyre ne kete profil, hidh nje sy e shih si kane qene katundet e si po behen gradualisht. E treta, boll u pe ne pasqyre por hidhu e bej ndonje pune se kjo qe ben ne profilin tim nuk quhet pune! Ec!
Komentuesi: E para une nuk ju drejtova personalishte, por si person ekzeutive dhe publik qe jeni.. E dyta sa per pasyerne time dhe per punen time lere ta di une me mire ju, qe punoje qe katermedhjete vjec ne emigrim.. E treta une nuk jam profesionist politikan si ju, qe nuk dini te beni ndonje pune tjeter…
Braçe: Edhe nje here, bej gjene me elementare qe do bente krenar Fan Nolin: hap abetaren e meso te shkruash, boll u pe ne pasqyre! Sa per punen, punet, ti dhe cilido e thyen pasqyren, me vini anes.
Komentuesi: Atehere kur shkoja une ne fillore nuk kishim leke per abetare.. Nuk ishim si ju te pasure.. Dhe sa per pasqyren time dhe punet e mija lere ta di une me mire se ju.. Suksese…
Braçe: epo shihu ne paqyre atehere se meson me shume per veten; Si ke pas thene: injoranca nuk eshte argument!
Në postim Braçe vlerësoi lart figurën e Nolit si një nga më të rëndësishme të letërsisë dhe politikës shqiptare.
Me këtë rast i kujtojmë numrit dy të qeverisë se çfarë ndodhi me shtëpinë në Durrës në të cilën Noli ka jetuar për një perjudhë kohe.
Si mjaft banesa të vjetra me vlerë historike në atë perimetër, edhe ajo u la në harresë për vite me radhë derisa aty mbeti vetëm pllakada e vendosur në hyrje të banesës kohë më parë.
Gazeta TemA e denoncoi rastin për vite me radhe dhe deri më sot i vetmi ndryshim aty janë saldimi i disa kangjellave prej hekuri./tema