Në një kthesë dramatike, shqiptari që u bë i famshëm se rriti shumëfish çmimin e një ilaçi pasi kuptoi se ky ilaç qe tepër i rëndësishëm për të shpëtuar jetët e njerëzve dhe se zinte një pozicion gati monopol, përfundoi të pranga dy ditë më parë në qytetin e Nju Jorkut, akuzuar për ndërtimin e një skeme piramidale përmes mashtrimit me rrjetin e kompanive të tij, akuza që nuk lidhen me shkakun e famës së tij, por që i mjaftuan që të zërë faqet e para në medias ndërkombëtare.
Një prokuror në Nju Jork deklaroi në një konferencë për shtyp se Shkreli “në thelb krijoi kompani si skemë Ponzi, ku ai përdori një kompani të re për të paguar investirorët e mashtruar të kompanisë së vjetër në mënyrë të përsëritur”. Skemat Ponzi janë ato që në shqip njihen më së shumti si skema piramidale. Emrin e kanë marrë nga Charles Ponzi, një mashtrues italian që krijoi skema piramidale në Amerikën e viteve 1920.
Këto janë fotot e agjencisë Associated Press mbi arrestimin e Shkrelit. Akuzat e ngritura ndaj tij parashikojnë dënime me deri 20 vjet burg.
Ai ndërkohë u lirua me kusht, pasi pagoi si garanci 5 milion dollarë.
BIRN