Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Greqi, ku një prift në manastirin Petraki, në Athinë ka sulmuar me acid një polic, dy avokatë dhe shtatë mitropolitë.
Mediat vendase bëjnë me dije se prifti ishte në një seancë gjyqësore dhe sapo ka dëgjuar vendimin e gjykatës së Sinodit ka sulmuar me acid 7 mitropolitë, 2 avokatë dhe një polic.
Të plagosurit ndodhen në spital dhe gjenda e tyre shëndetësore paraqitet e qëndrueshme. Ndërkohë autori i sulmit është arrestuar dhe është transferuar në Drejtorinë e Policisë së Athinës.
Ndërkohë në deklaratën e tij në policisë ai ka theksuar se sulmin e ka bërë pasi i kanë hequr rrobën e priftit.
” I sulmova sepse më hoqën rrobën e priftit “, ka thënë ai.
“Isha e mbingarkuar me zemërim. Unë kisha prova që nuk kisha faj. Ka kaq shumë që po ndodhin dhe megjithatë ata më ndëshkuan.”- tha prifti.
Ndërkohë mediat ndër të tjera raportojnë se prifti 37 vjeçar është nga Veria dhe më parë ka qenë i akuzuar si i përfshirë në çështje të trafikimit të drogës.
g.kosovari