Më shumë se 150 punonjës në një nga spitalet më të mëdha në Hjuston në Teksas, janë pushuar nga puna ose kanë dhënë dorëheqje pasi refuzuan që të bëjnë vaksinën anti-Covid.
Mediat e huaja bëjnë me dije se stafi administrativ u kishte dhënë punonjësve një afat për të treguar që deri me 7 qershor kishin marrë një dozë të vaksinës anto Covid. Pas raportimit stafi ka bërë me dije se të gjithë ato që nuk janë vaksinuar do të pushohen nga puna.
Zëdhënësi i spitalit, Gail Smith ka bërë me dije se rreth 153 punëtorë për shkak të pezullimit të kontratae të tyre pas refuzimit të vaksinës ose janë pushuar ose kanë dorëzuar dorëheqjen vetë.
Punëtorët kishin ngritur një proces gjyqësor kundër spitalit, duke deklaruar se vaksinimi i tyre i detyrueshëm ishte i paligjshëm, pasi vaksinat COVID-19 nuk janë aprovuar përfundimisht nga organi kompetent mbikëqyrës, ata kanë marrë vetëm një licencë urgjence.
Sidoqoftë, apeli i tyre u refuzua, pasi gjykatësi vendosi që siguria e vaksinave të miratuara nuk vihet në diskutim.
Në Hjuston ndodhej qendra më e madhe mjekësore në botë, Qendra Mjekësore e Teksasit, e cila zotëronte spitale dhe qendra kërkimore mjekësore. Qendra punëson gjithsej më shumë se 106,000 anëtarë të stafit mjekësor dhe infermieror dhe pret rreth 10 milion pacientë në vit.
g.kosovari