Sipas MeteoAlb: Diell dhe temperatura relativisht të larta do të karakterizojnë kushtet e motit në vendin tonë duke filluar nga orët e para të ditës.
Këto kushte të motit mbeten deri orët e vona të pasdites kur në skajin verior dhe juglindor shfaqen vranësira të lehta. EDHE orët e natës mbeten me mot të kthjellët.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit por rritje me të paktën 2 gradë sjellin orët e mesditës DUKE shënuar vlerat minimale dhe maksimale 18°C deri në 41-42°C.
Era do fryjë mesatare dhe herë pas herë forcohet duke arritur shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3-4 ballë.
Kosova
Republika e Kosovës vijon me kthjellime deri në mesditë, kur në zonat veriore- verilindore shfaqen vranësira kalimtare duke rrezikuar ndonjë shi të papërfillshëm dhe afatshkurtër. Por sërisht orët e vona të pasdites ri-kthejnë kthjellimet.
Mot i kthjellët dominon deri pasdite në territorin e MV, kur vranësira të lehta shfaqen nëpër territor por pa rrezikuar shira. Edhe nata mbetet me mot të kthjellët.
g.kosovari