Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në Paris, ku është pritur nga presidenti Emmanuel Macron.
Gjatë fjalës së tij, Kurti shprehur mbështetjen që Franca i ka dhënë Kosovës për zhvillimin ekonomik dhe jo vetëm.
Po ashtu Kurti u shpreh ai dhe qeveria e tij janë të angazhuar në për paqen, mirëqenie, integrimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të vendit, duke shtuar se bashkëpunimi i mirë mes Francë dhe Kosovë do të vijojë edhe më tej.
“Jam i nderuar të jem sot këtu. Është privilegj dhe përgjegjësi për mua si kryeministri i shtetit më të ri për të garantuar se Kosova do të jetë gjithnjë me aspirata demokratike. Ne besojmë se Europa është besimi më i mirë për të hedhur baza të drejta.
Ne besojmë se po krijohet një situatë e re politike, me pjesëmarrje më të artikuluar dhe në një situatë të tillë ne do të kontribuojmë me të gjithë mundësitë tona. Ndihem i nderuar që do të kem mundësinë të flas me përfaqësuesin më të lartë të popullit francez për zhvillimet e Kosovës.
Si kryeministër dhe qeveri jemi angazhuar për paqe, mirëqenie integrimin e dhe zhvillimin e vendit”, tha Kurti.
Presidenti i Francës, Emanuel Macron iu bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen si europianë për gjetjen e një kompromisi.
Në lidhje me aspiratat e Kosovës për integrimin në BE, Macron u shpreh se Franca e do të jetë gjithmonë në krah të popullit kosovar.
“Jam shumë i nderuar të pranoj vizitën e parë tuajën si kryeministër. Ju e dini që Franca ka qenë vendi i parë që ka njohur Kosovën, qysh të nesërmen e shpalljes së pavarësisë. Që nga ajo kohë Franca i ka dhënë një shtytje zhvillimit tuaj ekonomik. Kosova si të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, ka një interes për BE-në, si udhëheqësit ashtu edhe populli i saj. Do të keni mbështetjen tonë. Afërsia me BE-në, normalizimi i marrëdhënieve, për zhvillimin e qëndrueshëm, po ashtu me përfaqësuesin Lajçak, sikur një popull me vullnet të madh politik nga ana e të dyja vendeve në fjalë, juve dhe z.Vuçiq. I ftoj Kosovën dhe Serbinë të angazhohen si evropian në arritjen e një marrëveshje, dhe gjetjen e një kompromisi”, u shpreh Macron.
g.kosovari