Ditën e sotme po shqyrtohet në Gjykatën Kushtetuese çështja e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019. Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca gjatë fjalës së saj në Gjykatë, ka deklaruar se nuk mundet që Kolegji Zgjedhor të mos marrë parasysh dekretin e Presidentit.
Ajo është shprehur se siguria juridike dhe parimi i së drejtës vitet e fundit, konsiderohen si parime që nuk japin efektshmërinë e vendimeve.
‘Shqetësimi i Avokatit të Popullit është se procesi ka cënuar të drejtat e qytetarëve. Nëse do të kthehemi në atë kohë, rezulton se parlamenti nuk po kryente rolin e tij, por as mekanizmat e tjerë, siç ishin gjykata.
Prandaj duhet një gjykim në lidhje me veprimtarinë e institucioneve. Ka vend që në këtë gjykim të trajtohet cilësia e zgjedhje.
Unë nuk gjej bazë ligjore që një dekret të lihet pa fuqi nga një organ tjetër administrativ, aq me tepër që një organ si KQZ të thotë se nuk e quan të pavlefshëm, pasi ku do shkonim?
Duhet një proces për të shpallur një dekret, apo vendim të pavlefshëm, nuk mund ta bëj vetëm një organ. Është e vërtetë që bojkoti zgjedhjeve është problematik e madhe, por është detyrë e shumicës për të garantuar konsensusin ka thene Ballanca./m.j