Komisioneri i Jashtërm për Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi ka reaguar pasi ministrat e Jashtëm të BE nuk ranë dakord për një datë për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ai shprehet se do të vazhdojmë të punojmë që në vitin 2021 të mbajmë Konferencën e parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Kur bëhet fjalë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është bërë shumë gjatë muajve të kaluar, ku është arritur një përparim i dukshëm.