Motra e Kim Jong-un ka hedhur poshtë shpresat për një progres në bisedimet për armët bërthamore me SHBA-të.
Ajo paralajmëroi Uashingtonin se do të përballej me një “dëshpërim” dhe “zhgënjim” të madh nëse besonte se angazhimi me Korenë e Veriut ishte një mundësi.
Kim Yo-jong, e njohur si numri dy i Koresë së Veriut e cilësoi të gabuar çdo pritje të SHBA-ve për një rifillim të bisedimeve.
Këto deklarata, Kim Yo-jong po i bën në një kohë kur në Seul po qëndron për një vizitë zyrtari i lartë amerikan dhe njëherazi i dërguari e posaçëm për çështje të Koresë së Veriut, Sung Kim.
Ky i fundit theksoi se Uashingtoni është i gatshëm për bisedime me Korenë e Veriut “kudo, në çdo kohë dhe pa kushte”./m.j