Policia greke ka arritur të godasë një rrjet trafikantësh kokaine ku pjesë e tyre ishin edhe dy shqiptarë.
Protothema e cila ka treguar mënyrën se si policia ka arritur të godasë rrjetin e trafikantëve tregon se gjithçka është bërë e mundur me anë të një vajze 19-vjeçare, e cila identifikohej si ‘flokëkuqja’ dhe ishte pjesë e rrjetit të trafikantëve. Ajo u përdor si ‘karrem’ nga autoritetet greke, të cilët me anë të saj zbuluan gjithçka rreth ekipit i cili në krye kishte atq që identifikohej ndryshe si ‘mjeku i kokainës’.
Por si ndodhi kapja e rrjetit të trafikantëve?
Të martën e kaluar rreth orës 16:20 policia arriti të bllokojë vajzën 19-vjeçare në portin e Rafinës ku ajo do të nisej me anije drejt Mykonos atje ku do të transportonte kokainën. Autoritetet e kishin të fiksuar pamjen e saj dhe përpiqeshin prej koësh ta arrestonin atë. Ata menjëherë e bllokuan dhe i gjetën asaj 207 gram kokainë. Më pas policia greke e mori atë dhe se bashku udhëtuan me anijen “Theologos” për të arritur në destinacionin ku vajza ishte nisur në mënyrë që të arrinin të zbulonin dhe pjesën tjetër të rrjetit të trafikantëve.
Sapo anija arriti në “ishullin e erërave”, një grup autoritetesh të portit morën ‘flokëkuqen’ dhe e futën atë në një taksi duke u drejtuar për tek hoteli ku vajza do të dorëzontë sasinë e kokainës./m.j