Qyteti i Shkodrës është zgjuar pa ujë të pijshëm. Një defekt në linjën 110 kv të nënstacionit Shkodra 1 ka shkaktuar djegien e paneleve të ujësjellësit. Drejtori i këtij institucioni, Mark Molla thotë se dëmi i shkaktuar është i konsiderueshëm.
“Kjo është e disata herë. Ne kemi pasur edhe djegie të transformatorëve, edhe të paneleve te pus-shpimet, por ky dëm që ka ndodhur sot ka vlerën e 200.000 lekëve të reja faktikisht për institucionin”.
Autoritetet po punojnë për rregullimin e defektit.
/b.h