Videoja e mëposhtme tregon përplasjen me armë zjarri që u regjistrua dy netë më parë në Sarandë, në “Orange Club”, si pasojë e të cilës mbeti i plagosur biznesmeni Spiro Iljadhi dhe një kalimtar, Marin Jani. Pamjet e para nuk janë shumë të qarta, por tregojnë lëvizjen në mënyrë të rrëmujshme të klientëve që kanë qenë brenda në klubin e natës kur ka nisur sherri mes dy palëve.
Të frikësuar, njerëzit lëvizin dhe kërkojnë të largohen nga aty pas nisjes së përplasjes. Spiro Iljadhi, pronari i “Bar Orange” dhe “Orange Club” u qëllua me breshëri plumbash, dy ditë më parë, pas një sherri në klubin e tij. Dy vëllezërit Andrea dhe Visi Caushi, si dhe Redjan Hadëraj, zbrazën rreth 20 plumba drejt tij, duke e lën të plagosur rëndë.
Për ngjarjen është vënë në pranga, Hadëraj, i cili ka pranuar dhe autorësinë e krimit, duke thënë se gjithçka ka ndodhur pas një sherri të çastit, por edhe vetë Iljadhi është vënë në pranga, pasi ka qëlluar me armë zjarri ndaj personave me të cilët u përplas. Zanafilla e sherrit ka qenë urdhri i Iljadhit për të nxjerrë tre të rinjtë nga klubi i tij.
g.kosovari
Hajdarica,është kokrra e gomaricës. Pjellë krimineli,dhe bijë e dy vjedhësish.
Të vjen për të vjellë me të.