Ish nënkryetari i bashkisë në qytetin Halkia është gjendur i vdekur ditën e sotme në zonën e Galata në Nafpaktos.
Sipas mediave greke 56-vjeçari u gjend i vdekur në dë depon e shtëpisë nga vëllai i tij i cili kishte orë të tëra që nk fliste me të dhe ishte i shqetësuar. Ai e telefonoi por celulari i tij nuk punonte në depo dhe kështu u detyrua të thyejë derën për të parë çfarë kishte ndodhur me të.
Sapo hapi derën pa të vëllanë të shtrirë në tokë dhe dukej sikur ishte plagosur me një thikë në zemër.
Ende nuk dihen detaje mbi rrethanat e ngjarjes ndërsa policia Mesolongjit po kryen një hetim paraprak për incidentin dhe po shqyrton të gjitha mundësitë./m.j