Jane 15 nga 20 drejtuesit politikë të Partisë Demokratike ata qe kanë dështuar në zgjedhjet e 25 prillit, duke mos e kapur objektivin e vendosur nga Lulzim Basha, ose duke iu afruar shumë pranë.
Ndër ata me rezultat më të dobët janë Xhelal Mziu, Enkelejd Alibeaj, Tritan Shehu dhe Helidon Bushati i Shkodrës.
Ky i fundit, nga 63 mijë që e ka patur objektivin, ka arritur të mbledhë vetëm 47 mijë vota, ose 16 mijë më pak se objektivi, në një qark që konsiderohet si fortesë e demokratëve.
Megjithatë ka patur edhe rezultate pozitive, ndonëse vetëm tre. Por ata që vlen të theksohen janë Belind Këlliçi, i cili ka marrë 5 mijë vota më tepër si dhe Agron Shehaj me mbi 1 mijë vota.
Një rezultat tepër të dobët mund të thuhet se ka marrë edhe drejtuesi politik i Gjirokastrës, Tritan Shehu me minus 9 mijë vota. Po me kaq vota larg objektivit është edhe dyshja Edmond Spaho dhe Ervin Salianji.
Ia vlen te theksojme se Partia Demokratike hyri në zgjedhjet e 25 prillit me objektivin për të marrë 707 mijë vota të cilat do të mund t’i siguronin asaj një numër mandatesh që bashkë me Lëvizjen Socialiste për Integrim të qeverisnin vendin./m.j
OBJEKTIVAT E VENDOSURA NGA PD PER DREJTUESIT POLITIK:
DREJTUESI OBJEKTIVI REZULTATI
-Xhelal Mziu 37.000 29.020
-Bujar Leskaj 40.100 32.128
-Edmond Spaho 60.455 50.479
-Edi Paloka 64.000 63.393
-Gazment Bardhi 60.000 57.878
-Enkelejd Alibeaj 79.500 64.680
-Tritan Shehu 23.500 13.971
-Flamur Hoxha 24.360 24.701
-Flamur Noka 34.200 33.056
-Grida Duma 18.300 14.064
-Mark Marku 37.000 33.998
-Helidon Bushati 63.600 47.205
-Aldo Bumçi 20.450 20.897
-Jorida Tabaku 27.700 25.696
-Alfred Rushaj 19.450 17.463
-Agron Shehaj 24.700 25.886
-Belind Këlliçi 17.800 22.827
-Albana Vokshi 22.400 22.446
-Tomorr Alizoti 33.000 23.029