Një 32 vjeçar që ka tentuar të djegë me benzinë një biznes është vënë në pranga. Ngjarja ka ndodhur në Sarandë dhe bëhet me dije se i arrestuari është me precedent penal në fushën e narkotikëve.
32-vjeçari me iniciale L.O. është kapur është mbajtur në vëzhgim nga forcat e Policisë Rrugorë, pasi ai po kryente lëvizje të dyshimta me një motomjet.
Më pas bëhet me dije se ka ndaluar pranë një lokali në këtë lagje dhe ka tentuar ta djegë me një shishe me lëndë djegëse. Në momentin që ky person ka vënë re patrullën ka tentuar të largohet, por është kapur dhe prangosur nga shërbimet e Policisë.
/a.r