Ajo që mund të cilësohet si ndeshja më spektakolare deri më tani i kampionatit Europian kthen edhe një Gjermani të madhe, që pas humbjes minimale me Francën mposhti Portugalinë e Cristiano Ronaldos me rezultatin 4-2.
Gjermania e filloi fort ndeshjen duke dominuar 15 minutat e para, ku një Gosens në nivele shumë të larta shënoi një gol akrobatik por të anuluar për pozicion jashtë loje.
Por pikërisht në atë moment një kundërsulm perfekt i luzitanëve, i finalizuar më së miri nga Cristiano Ronaldo, hapi “portën e ferrit” për gjermanët , që shihnin eliminimin e dytë radhazi në grupet e një kompeticioni ndërkombëtar, pas Botërorit në Rusi.
Por Ekipi i Low filloi sërish të luante mirë, dhe fati e ndihmoi brenda 4 minutave, ku fillimisht Ruben Dias dhe më pas Raphel Guerrero shënojnë dy autogola, nën presionin e sulmuesve gjermanë.
Pjesa e dytë luhet edhe më fortë nga gjermanët, ku Havertz (51) dhe Gosens (60) duket sikur mbyllen sfidën.
Por Portugalia nuk i lejon vetes të poshtërohet. Fillimisht shënon me Diogo Jota, pas një asist serish të Cristiano Ronaldos, dhe më pas kap një shtyllë me një gjuajtje tejet të fortë të Renato Sanchez.
Rastet pasojnë deri në fund të ndeshjes që kënaqi dashamirësit e futbollit dhe riktheu Gjermaninë tek pretendentët./m.j