Deputeti Lefter Maliqi, që nuk arriti të fitonte mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 prillit, njofton se për një periudhë te ciktuar kohore do të shkëputet nga politika.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai bën me dije se do të shkëputet përkohësisht nga intervistat, konferencat për shtyp, fjalimet në Parlament, apo debate në TV.
Maliqi shkruan se këto ditë vere do të jenë ditë reflektimi, qetësie e rigjenerimi.
Postimi i plotë i Maliqit:
Te dashur miq realë e virtualë, duke ju uruar një sezon të bukur veror, dëshiroj t’iu bëj me dije se, do të shkëputem përkohësisht nga intervistat, koferencat për shtyp, fjalimet ne Parlament, apo debate në TV. Këto ditë vere, do të jenë ditë reflektimi, qetësie, e rigjenerimi.
Në shtator, do të jem përkrah opozitës së bashkuar me plot energji dhe i gatshëm për sfidat politike, elektorale që na presin. Jam krenar që për thuajse 3 vite, kam qënë një opozitar i fortë në parlament e gjithashtu në media, për të denoncuar mafien, oligarkët, qeverinë e korrupsionin e çdo hallke të saj. Këtë e kam bërë si qytetar i devotshëm e i përgjegjshëm por edhe i nxitur nga formimi im intelektual dhe background-i jetësor.
Përvoja ime 8-vjeçare si drejtues policie, ajo 1-vjeçare si drejtues i burgjeve shoqëruar me pervojën e mjaftueshme për 7 vite deputet dhe 3 vite si kryetar i pushtetit vendor, më kanë pajisur me aftësitë dhe forcën për t’iu bërë ballë sfidave të ardhshme, por edhe me besimin se ditë më të mira na presin. Me respekt e mirënjohje ju uroj një sezon të bukur veror; e gjithashtu ju garantoj se zhvillimet politike e jetësore që na presin, do të jenë po aq të nxehta e inspiruese./m.j