Me vendimet e sotme, Kryesia e PD i hapi rrugë një reformimi që përfshin të gjitha strukturat drejtuese.
Anëtarja e Kryesisë, Albana Vokshi, në një lidhje direkte me edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, e cilësoi hapjen e Partisë Demokratike të domosdoshme për të përballuar me sukses sfidat.
Duke qenë se Vokshi bën pjesë te grupi që merret me amendimin e statutit, ajo sqaroi se për çfarë ndryshimesh bëhet fjalë:
“Sot, pas një diskutimi të gjatë në Kryesinë e PD u miratua metodologjia e analizës së masakrës zgjedhore. Kjo analizë u bë për të gjetur faktorët e brendshëm dhe të jashtëm të rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit…Është grupi i punës që do të përcaktojë të gjitha ndryshimet.
Është e nevojshme të bëhen ndryshime sepse edhe partitë politike nuk duhet të mbeten në vend, duhet të gjejë veten e saj në përmirësim.
Çdo gjë që sot bëhet në PD, çdo akt e proces duhet t’i shërbejë respektimit të qytetarëve shqiptarë për të votuar alternativën e PD dhe për t’u bërë bashkë për sfidat dhe betejat e PD në të ardhmen.”
Vokshi shtoi se PD doli nga procesi i 25 prillit më e fortë dhe më e bashkuar./m.j