Ministria e Shëndetësisë ka dhënë urdhër që Operatorët e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor për 4 qarqe kryesore të vendit të ndërpresin kontratat me 1000 mjekë specializantë.
Në shkresën, e cila mban datën e djeshme, ku kërkohet që këto institucione të ndërpresin kontratat për të gjithë. Kjo kërkesë i referohet operatorëve shëndetësorë në qarqet; Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Shkodër.
Në shkresën në fjalë thuhet se Drejtoritë Rajonale të OSHKSH-së duhet të marrin masa si më poshtë;
-Të ndërpresin menjëherë kontratat me mjekët specializantë
Të dërgojnë menjëherë listën e vendeve vakante të krijuara pas ndërprerjes së kontratave me mjekët specializantë.
/b.h