Studiuesi Auron Tare është dhunuar paraditen e sotme në fshatin Bençë të Tepelenës, ku kishte shkuar për të dëgjuar shqetësimet e banorëve.
Tare ka treguar në një prononcim për televizionin “FaxNews” se është qëlluar teksa ka qenë brenda në makinë, nga një prej pronarëve të firmës që po kryen punimet për ndërtimin e një fabrike gurore pranë kanioneve të Nivicës.
Tare, i cili vetëm pak kohë më parë u zgjodh kryetar i Këshillit Shkencor në UNESCO, tha se kjo iu duk si një skenë rrugeçërish dhe siguroi se do të bënte një kallëzim penal ndaj dhunuesve të tij.
“Nuk ka një shqetësim të madh, unë do të shkoj në komisariat që të bëjë një denoncim. Megjithëse banorë dhe unë patëm një vetëpërmbajtje, nga ky sherr i panevojshëm, më lejoni që t’iu shpjegoj se çfarë ndodhi.
Ishte thërritur një dëgjesë për një gurore që do të ndërtohet në një zonë turistike, banorët ishin mbledhur, dhe unë arrita në cilësinë e vëzhguesit të turizmit, nga Bashkia e Tepelenës, nga kantieri kanë dalë 3 pronarët, që janë vëllezër.
Kanë filluar që të qëllojnë njerëzit me shqelma dhe me grushta, unë isha në makinë, kur një prej vëllezërve nga xhami më qëlloi me grusht, më shau nga familja, fëmijët.
Ishte një skenë prej rrugaçërish, e cila duhet të marrë një mësim shumë të mirë, Policia ka shkuar në vendngjarje, për të parë situatën më tutje.
Unë jam larguar për të shmangur agravimin e mëtejshëm të kësaj situate, e tre njerëzve që e quajnë veten të fortë të zonës, dhe banorëve që nuk duan të dëmtohen kanionet.
Firma që ka marrë lotin e dytë të rrugës, ka marrë një leje nga Bashkia dhe për parkingun e mjeteve, mesa mësova nga banorët, kjo firmë kërkon ndërtimin e një gurore brenda kanioneve që është dhe zonë turistike”- u shpreh Tare.
Këtijë i kruhet bytha vetë.
Ka pordhë shumë, duke qenë injorant 24 karat.